“NATO po na kërcënon”/ Putin: Duhet përmirësuar sistemi i mbrojtjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“NATO po na kërcënon”/ Putin: Duhet përmirësuar sistemi i mbrojtjes

Rusia do të forcojë mbrojtjen ajrore në mënyrë që ti përgjigjet kërcënimeve të NATOS-së. Deklarata vjen nga presidenti rus Vladimir Putin i cili gjatë një takimi me zyrtarë ushtarakë vuri në dukje zhvillimet që vijnë nga vendosja  e misioneve  të NATO-s në Detin e Zi.

 

VLADIMIR PUTIN

PRESIDENT I RUSISE

Advertisement

“Një anije luftarake e SHBA-së ka hyrë në Detin e Zi Ne mund ta shohim atë me dylbi ose përmes pamjeve të sistemeve tona të mbrojtjes. Sistemi i mbrojtjes së hapësirës ajrore duhet të përmirësohet më tej. Kjo kërkohet nga situata e përgjithshme politike, duke përfshirë aktivitetin në rritje të aviacionit të NATO-s pranë Rusisë, paraqitjen në rajonin Baltik dhe Detin e Zi të anijeve raketore të drejtuara të Aleancës.”

 

Duke iu referuar sistemit global të mbrojtjes raketore që po zhvillohet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, presidenti putin theksoi se do t’i përgjigjet përpjekjeve  te shteteve që duan te prishin “ekuilibrin strategjik.

 

Advertisement

“Ne e dimë shumë mirë se disa nga homologët tanë të huaj nuk do të ndalojnë së përpjekuri për të prishur këtë ekuilibër.Ne nuk mund t’i injorojmë këto kërcënime ndaj sigurisë së Rusisë dhe ne do t’u përgjigjemi atyre në mënyrë të përshtatshme”

 

Moska ka shprehur vazhdimisht shqetësime për vendosjen e forcave ushtarake pranë kufijve rusë, duke e përshkruar atë si një kërcënim për sigurinë e saj, ndërsa  muajin e kaluar, ajo pezulloi misionin e saj në NATO.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy