NATO pret kryeministrin anglez: Nuk e përjashtojmë luftën, të bashkuar kundër Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NATO pret kryeministrin anglez: Nuk e përjashtojmë luftën, të bashkuar kundër Rusisë

Gjatë takimit të kësaj të enjteje në selinë e NATO-s, sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg dhe kryeministri britanik Boris Johnson theksuan se siguria evropaine gjendet në një moment të rrezikshëm.

 

Në një konferencë për shtyp, dy liderët nuk e përjashtuan mundësinë e luftës, ndërsa përsëritën thirrjet që Moska të angazhohet në dialog.

 

Advertisement

JENS STOLTENBERG

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, NATO

 

“Numri i forcave ruse po rritet ndërsa koha e paralajmërimit për një sulm të mundshëm po zvogëlohet. NATO është e përgatitur për më të keqen, por gjithashtu është ende e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje politike. NATO nuk do të bëjë kompromis mbi parimet thelbësore: të drejtën e çdo kombi për të zgjedhur rrugën e vet dhe aftësinë e aleancës për të mbrojtur të gjithë partnerët.”

Advertisement

 

Sakaq kryeministri britanik, shprehu mbështetjen ndaj aleancës në planet e saj për të qëndruar gati ndaj ccdo skenari.

 

BORIS JOHNSON

Advertisement

KRYEMINISTER, BRITANI E MADHE

 

“Angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë e Evropës , me NATO-n si garantues i domosdoshëm, është i palëkundur. Kriza e sotme nuk ka të bëjë vetëm me shmangien e tragjedisë së një pushtimi tjetër rus të Ukrainës,  ndonëse dëshpëruese kjo perspektivë, por me ruajtjen e parimeve thelbësore që u lejojnë kombeve të jetojnë në paqe dhe liri.”

 

Advertisement

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka shprehur zhgënjimin për mungesën e progresit të bërë gjatë negociatave të nivelit të lartë me homologen e tij britanike, Liz Truss.

 

Lavrov e cilësoi takimin “si të shurdhërit duke folur me të verbërit” duke shtuar se palët dështuan të gjejnë gjuhën e përbashkët.

 

Advertisement

SERGEY LAVROV

 

MINISTER I JASHTEM, RUSI

 

Advertisement

“Rusia është mashtruar për shumë vite, shumë herë, kur bëhet fjalë për marrëveshjet dhe detyrimet nga shtetet e tjera. MoskA nuk ka synime agresive në rajon. Ose homologët tanë nuk janë të vetëdijshëm për faktet, ose po i injorojnë ato. Nuk duam të kërcënojmë askënd, jemi ne ata që kërcënohemi!”

 

Sekretarja Truss dyfishoi kërcënimet për sanksione, duke thënë se nëse Moska do të urdhëronte një ofensivë, përgjigja nga vendet perëndimore do të dëmtonte ekonominë e vendit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy