NATO “ultimatum” talebanëve: Lejoni njerëzit të evakuohen!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NATO “ultimatum” talebanëve: Lejoni njerëzit të evakuohen!

NATO iu drejtua me një thirrje të drejtpërdrejtë talebanëve për të kërkuar që të mos pengohet evakuimi i qytetarëve.

 

Në një deklaratë të përbashkët, 30 vendet anëtare të Aleancës thanë se largimi i njerëzve nga Kabuli duhet të kryhet në mënyrë të sigurt.

 

Advertisement

“Ne u bëjmë thirrje atyre që kanë autoritet në Afganistan të respektojnë dhe lehtësojnë largimin e të sigurt dhe të rregullt të qytetarëve. Për sa kohë që operacionet e evakuimit vazhdojnë, ne do të ruajmë koordinimin tonë të ngushtë operacional përmes mjeteve ushtarake aleate në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai”.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy