Navalny do të lirohej, planifikohej shkëmbimi i tij me një të burgosur tjetër para se të vdiste

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Navalny do të lirohej, planifikohej shkëmbimi i tij me një të burgosur tjetër para se të vdiste

Alexei Navalny u gjet i vdekur sepse do të shkëmbehej me një të burgosur tjetër, sipas bashkëpunëtores së tij të ngushtë.

Maria Pevchik sipas Skynews, raportoi se Navalny do të merrte pjesë në një shkëmbim të burgosurish me zbatuesin e FSB-së, Vadim Krashikov.

Krasikov ndodhet në një burg gjerman duke vuajtur një dënim të përjetshëm për vrasjen e çeçenit Zelimkhan Khangoshvili me origjinë nga Gjeorgjia në vitin 2019 në një park të Berlinit.

Një gjykatë gjermane vendosi se ishte një atentat i urdhëruar nga një ent shtetëror.

Advertisement

Sipas Pevcikut, negociatat për shkëmbimin ishin në fazën përfundimtare dhe Navalny do të lirohej së bashku me dy shtetas amerikanë. Një prej tyre mund të jetë gazetari Evan Gershkowitz. /vizionplus.tv

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy