Ndahet çmimi Nobel në Fizikë, 3 shkencëtarë vlerësohen për zbulimin e sekreteve të universit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndahet çmimi Nobel në Fizikë, 3 shkencëtarë vlerësohen për zbulimin e sekreteve të universit

Roxher Penros nga Britania, Reinhard Genzel nga Gjermania dhe shkencëtari amerikan Andrea Gez fituan Çmimin Nobel për Fizikën për vitin 2020, mbi ato që cilësohen si sekretet e errëta të universit. Ky çmim iu atribua për zbulimet e tyre  qe lidhen  me vrimën e zezë.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vendosi të ndajë gjysmën e çmimit për Penrose, i cili përdori matematikën për të provuar se vrimat e zeza janë një pasojë e drejtpërdrejtë e teorisë së përgjithshme të relativitetit. Ndërsa gjysma tjetër e çmimit i takon Genzel dhe Ghez

 

Çmimet e këtij ndahen teksa bota ndodhet ne lufte me COVID-19 që ka bërë të pamundur mbajtjen e aktiviteteve të përvitshme  të akademisë së Nobelit.

Advertisement

 

Një ditë më parë Nobeli për Mjekësinë iu dha 3 shkencëtarëve për zbulimin e hepatitit C, ndërsa fituesi i Çmimit të Kimisë do të shpallet nesër e do të pasohet nga ai i Letërsisë të enjten dhe i Paqes të premten. Të hënën e ardhshme do të ndahet çmimi i Nobelit në Ekonomi.

Ndahet çmimi Nobel në Fizikë, 3 shkencëtarë vlerësohen për zbulimin e sekreteve të universit shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy