“Ndalimi i energjisë ndal luftën”/ Ish-këshilltari i Putin: Embargo detyron Rusinë të tërhiqet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ndalimi i energjisë ndal luftën”/ Ish-këshilltari i Putin: Embargo detyron Rusinë të tërhiqet

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar një embargo të plotë ndaj importeve ruse të naftës dhe gazit ndërsa vendet anëtare kanë nisur të konkretizojnë kontratat me shtete të tjera, duke shtuar kështu presionin ndaj Moskës. Ish-këshilltari kryesor ekonomik i presidentit Putin, Andrei Illarionov shprehet se një embargo ndaj energjisë ruse nga vendet perëndimore mund t’i japë fund luftës në Ukrainë.

 

ANDREI ILLARIONOV

ISH KESHILLTAR EKONOMIK I PUTIN

Advertisement

 

“Rusia nuk i mori seriozisht kërcënimet e vendeve të tjera për të reduktuar përdorimin e tyre të energjisë. Por ky është një nga instrumentet shumë efektive që ende zotërohen nga vendet perëndimore. Nëse vendoset embargo e plotë ndaj energjisë ruse, operacionet ushtarake në Ukrainë, do të ndërpriteshin brenda dy muajve.”

 

Bashkimi Evropian importon rreth 40% të gazit dhe 27% të naftës nga Rusia, duke paguar rreth një miliard euro çdo ditë për furnizimet e energjisë.

Advertisement

 

“Ambiciet territoriale të presidentit Putin, ambiciet e tij perandorake, janë shumë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër, duke përfshirë jetesën e popullsisë ruse dhe situatën financiare në vend…madje edhe gjendjen financiare të qeverisë së tij.”

 

Ish-këshilltari i Presidentit Putin, Andrei Illarionov, shprehet se ndryshimi i regjimit politik në Rusi, do të kërkojë kohë por është i pashmangshëm pasi nën drejtimin e Vladimir Putin, nuk ka asnjë shans që vend të integrohet përsëri në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në ekonominë botërore.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy