Ndërron jetë “babai” i bombës bërthamore në Pakistan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërron jetë “babai” i bombës bërthamore në Pakistan

Abdul Qadeer Khan, i konsideruar si “babai” i bombës bërthamore në Pakistan, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçar pas infektimit me Covid.

Khan u nderua si një hero kombëtar për transformimin e vendit të tij në fuqinë e parë bërthamore islame në botë.

Por ai ishte gjithashtu famëkeq për kontrabandën e sekreteve bërthamore në shtete, përfshirë Korenë e Veriut dhe Iranin.

Kryeministri Imran Khan tha se Pakistani ka humbur një “ikonë kombëtare”. “Ai u desh nga kombi ynë për shkak të kontributit të tij kritik për të na bërë një shtet me armë bërthamore,” shkroi kryeministri në Tëitter.

Advertisement

I njohur si AQ Khan, shkencëtari ishte i rëndësishëm në ngritjen e uzinës së parë të pasurimit bërthamor të Pakistanit në Kahuta pranë Islamabadit. Deri në vitin 1998, vendi kishte kryer testet e para bërthamore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy