Ndërron jetë gruaja qe nuk besonte pandeminë dhe bënte propagandë në Facebook kundër vaksinave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërron jetë gruaja qe nuk besonte pandeminë dhe bënte propagandë në Facebook kundër vaksinave

Një 54-vjeçare, e cila ishte kundër vaksinimit ka humbur jetën nga Covid në spital, në Evangelismos të Greqisë. Ajo dhe bashkëshorti i saj bënin vazhdimisht në rrjetet sociale propagandë kundër vaksinave dhe pandemisë sepse nuk besonin.

Burri i saj postoi në Facebook me trishtin lajmin për vdekjen e gruas së tij, e cila deri në momentet e fundit kishte kundërshtuar trajtimin, madje edhe intubimin, pasi gjendja e saj u vlerësua kritike nga mjekët.

Ai thotë se bashkëshortja kishte vuajtur shumë në jetën e saj, megjithatë “ajo luftoi si bishë”. “Ky engjëll, engjëlli im, fluturoi nga krahët e mi drejt qiellit,” ka shkruar ai.

Në të njëjtën kohë, burri i 54-vjeçares, përveç ngushëllimeve të familjes së tij, ka marrë kritika dhe sulme të shumta nga përdorues të tjerë të Facebook, që e akuzojnë për shkak se nuk beson pandeminë dhe gruaja e tij vdiq për këtë fakt.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy