Ndërtesa të shkatërruara dhe njerëz të frikësuar nga rrugë, pamjet dramatike pas tërmetit që goditi Tajvanin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërtesa të shkatërruara dhe njerëz të frikësuar nga rrugë, pamjet dramatike pas tërmetit që goditi Tajvanin

Një tërmet i fuqishëm tronditi Tajvanin në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar 7 viktima dhe dëme të shumta.

Numri i të plagosurve ka shkuar 711, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga autoritetet e ishullit, të cilët thanë se 77 persona ishin të bllokuar në rrënojat e ndërtesave.

Advertisement

Tërmeti ishte me magnitudë 7.4. Dëmet më të rënda materiale janë regjistruar në qytetin Hualien, një port me 100,000 banorë, kryeqytet i qarkut pak të populluar me të njëjtin emër, ku dy ndërtesa u shembën, duke bllokuar banorët e tyre, sipas departamentit të zjarrfikësve të Tajvanit.

Advertisement

Pamjet e transmetuara nga rrjetet televizive tajvaneze treguan ndërtesa që anojnë në mënyrë të rrezikshme, veçanërisht në qarkun Hualien në pjesën lindore të vendit.

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy