
Dy turistë italianë janë arrestuar në ishullin Antipaxo në Greqi.
Sipas informacioneve të mediave fqinje bëhet fjalë për kapitenët e varkave që ndezën një zjarr në plazhin e Pigit të Antipaxos. Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe është kujdesur që flakët të mos përhapen.
Dy të huajt janë dënuar me 2250 euro gjobë, ndërsa sot pritet të dërgohen në prokurori.
Njoftimi i policisë:
Advertisement
Dy të huaj u arrestuan sot, më 22 gusht 2024, në kuadër të procedurës spontane, nga oficerët, pasi në kundërshtim me legjislacionin ekzistues kanë ndezur zjarr në një plazh pranë një zone pyjore, në zonën e Pigit, në ishullin Antipaxos, në Bashkinë Paxos, në Korfuz. Secilit prej tyre i është dhënë një gjobë administrative prej 2250 euro. /vizionplus.tv