Ndihmoi Navalnyn, gazetarja në gjyq, akuzohet për pjesmarrje në organizatë ekstremiste

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndihmoi Navalnyn, gazetarja në gjyq, akuzohet për pjesmarrje në organizatë ekstremiste

Një gjykatë në Moskë ka akuzuar gazetaren ruse, Antonina Favorskaya, për pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste.

Sipas hetuesve, Favorskaya mblodhi materiale, xhiroi  editoi video dhe krijoi artikuj për Fondacionin Kundër Korrupsionit i cili ishte themeluar nga politikani i ndjerë opozitar, Alexei Navalny.

Gazetarja e SOT Avision u njoh me akuzat gjatë një seancë me dyer të mbyllura. Favorskaya mbuloi seancat gjyqësore të Navalnyt për shumë vite si dhe e xhiroi videon e fundit ku kritiku i Kremlinit shihet i gjallë më 15 shkurt .Ndërsa Të nesërmen, Navalny vdiq papritmas në burg.

Ajo është në mesin e disa gazetarëve rusë që janë arrestuar nga autoritetet si pjesë e luftës që ka për qëllim të godasë figurat opozitare, gazetarët, aktivistët. Nëse shpallet fajtore Favorskaya do të dënohet me 6 muaj burg./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy