Ndjekje si në filma, shoferi i droguar dhe pa patentë përplas efektivët e policisë, tenton të arratiset

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndjekje si në filma, shoferi i droguar dhe pa patentë përplas efektivët e policisë, tenton të arratiset

Një ndjekje si në filma ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në zonën e Halkidonës në Selanik.

Siç bëjnë me dije mediet greke, një shofer pa patentë ka përplasur me makinën e tij patrullën e policisë gjatë ndjekjes nga ekipi i ELAS.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02:10, kur oficerët e OPKE-së e kanë konsideruar të dyshimtë makinën me të cilën ai udhëtonte dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar.

Shoferi pa patentë, jo vetëm që nuk ndaloi, por shkeli gazin dhe tentoi që të arratisej.

Advertisement

Policët u vunë në ndjekje të tij. Në “Riga Feraiu”, ai ngeci në një rrugë pa krye dhe dhe në tentativë për tu arratisur përplasi makinën e policisë.

Menjëherë më pas është ngjitur me makinë mbi trotuar dhe ka tentuar që të shpëtojë, por nuk ia ka dalë dhe pas disa minutash është vënë në pranga.

Ai doli para gjykatës dhe u dënua me dy vjet e nëntë muaj burg, pasi u shpall fajtor për drejtim të automjetit të rrezikshëm, dëmtim të pronës së huaj, posedim dhe përdorim të lëndëve narkotike dhe drejtimi i automjetit pa patentë.

Në denoncimin e tij ai pohoi se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja, pasi ishin nën efektin e drogës dhe i kërkoi falje policisë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy