minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Në Gjermani kërkohet heqje graduale e masave kundër pandemisë - Struga.info


Në Gjermani kërkohet heqje graduale e masave kundër pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në Gjermani kërkohet heqje graduale e masave kundër pandemisë

Teksa vala e variantit Omicron të koronavirusit duket se ka prekur pikun në Gjermani, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar të premten se heqja e kufizimeve duhet të bëhet me kujdes të shtuar.

Të dhënat nga testet e kryera PCR tregojnë se piku i valës së Omicronit ka kaluar”, ka thënë Lars Schaade, zëvendëspresident i Institutit për Kontrollin e Sëmundjeve, Robert Koch.

“Megjithatë, piku nuk është arritur në departamentin për kujdes intensiv”, ka thënë ai.

Vdekjet ditore me koronavirus nuk kanë nisur të bien, ka theksuar ai.

Advertisement

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 264 viktima me koronavirus.

Një javë më parë shifra ka shkuar në 226.

Situata na lejon largim gradual dhe të kujdesshëm të masave për të kufizuar përhapjen e infektimeve, ka thënë Schaade.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka prezantuar të mërkurën planin me tri faza për të larguar pothuajse të gjitha kufizimet kundër koronavirusit deri më 20 mars.

Advertisement

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, vetë mjek, ka bërë paralajmërim të ngjashëm, duke thënë se “ende nuk jemi në ujëra krejtësisht të sigurt”.

Ai u ka bërë thirrje liderëve të 16 landeve federale – të cilët kanë pushtet për shumicën e politikave shëndetësore – që të mos veprojnë shumë shpejt.

Lauterbach ka thënë se do të ekzistojë një “largim i ngadalshëm” nga kufizimet për luftim të pandemisë./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy