
Izraeli pritet që të vaksinojë deri në fund të janarit dy milionë njerëz.
Deri më më tani, Izraeli ka vaksinuar më shumë se 1 milionë persona, duke kryesuar mbi të gjitha vendet e botës sa i përket imunizimit ndaj koronavirusit.
“Ne po thyejmë të gjitha rekordet. Ne jemi përpara gjithë botës”, tha Netanyahu të premten, gjatë një vizite në qytetin izraelit të Umm Al-Fahm.
Ministria e Sshëndetësisë tha të dielën se 435,866 njerëz në Izrael ishin testuar deri tani pozitivë për virusin, që kur rasti i parë i konfirmuar u raportua në shkurt. Ndërsa rreth 3,400 njerëz kanë humbur jetën.
Ministria tha të premten se ishin konfirmuar 18 raste të llojit të ri të koronavirusit, zbuluar së pari në Britani.