Ne mund të jetojmë me virusin, Covid-19 nuk është kërcënimi i parë dhe as i fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ne mund të jetojmë me virusin, Covid-19 nuk është kërcënimi i parë dhe as i fundit

Nga Ellen F.Foxman, The Hill

Sipas një deklaratë të fundit nga Pfizer, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) po shqyrton të dhënat për vaksinën e saj kundër Covid-19 për fëmijët e moshës 5-11 vjeç. Ndërsa gjithnjë e më shumë amerikanë po vaksinohen, planet dhe pritjet e njerëzve duket se po rikthehen drejt normalitetit. Megjithëse, vaksinat kanë qenë efektive në reduktimin e vdekjeve dhe simptomave të rënda nga COVID, është gjithashtu e qartë se virusi mund të qarkullojë midis të vaksinuarve dhe nuk do të eliminohet shumë shpejt.

Ne duam t’i rikthehemi normalitetit, por si mund ta bëjmë këtë ndërsa COVID është mes nesh?

Advertisement

Përgjigja qëndron në ekzaminimin se si ne jetojmë tashmë me viruse të tjera, duke përfshirë viruset që në një moment të historisë kanë paraqitur një kërcënim më të madh se Covid-19.  Strategjia e parë është neutralizimi i kërcënimeve më të këqija nga virusi SARS-CoV-2 . Kjo është arritur duke zhvilluar vaksina për shumë viruse që dikur shkaktonin sëmundje shkatërruese – poliomielitit, fruthit, lisë.

Por nuk ka qenë e mundur që të zhvillohen vaksina kundër çdo virusi të rrezikshëm, si në rastin e HIV-it , virusit që shkakton SIDA-n.  Jemi me fat që kemi zhvilluar vaksina kundër Covid, pasi ato mund të parandalojnë simptomat më të rënda, madje nëse është e nevojshme dozat përforcuese mund të ndihmojnë në mbrojtjen e njerëzve.

Por a mjafton vetëm kjo? Kemi ende shumë pikëpyetje rreth Covid dhe të panjohura që mund të mbartin rreziqe të mëdha.

Po nëse vaksinohem dhe infektohem sërish me Covid? Po fëmijët a janë të sigurt? Nëse kam simptoma të lehta, a mund të vuaj nga simptomat e Covid?

Advertisement

Këto janë shqetësime reale dhe arsye për të marrë masa paraprake të arsyeshme kundër infektimit. Por ekzistojnë shumë rreziqe edhe për viruset e tjera dhe ne kemi jetuar me to gjithë jetën, pavarësisht nëse e dinim apo jo.

Shumica e prindërve kujtojnë se kanë përjetuar një varg pothuajse të vazhdueshëm infeksionesh me viruse të zakonshme që shkaktojnë të ftohtin gjatë viteve parashkollore të fëmijëve të tyre. Të njëjtat viruse që shkaktojnë zakonisht ftohje të padëmshme gjithashtu mund të shkaktojnë probleme serioze të frymëmarrjes për një përqindje të vogël të fëmijëve të pafat çdo vit – në disa raste, ato mund të shkaktojnë probleme gjatë gjithë jetës si astma. Ka edhe sëmundje të njohura, por misterioze në mjekësi e ngjashme me MIS-C, një sëmundje e rrallë post-COVID tek fëmijët, që shkaktohet nga infeksione të zakonshme virale, raporton abcnews.al

Çfarë ndodh kur diçka nuk shkon si duhet? Kush është më i rrezikuar dhe si mund ta parandalojmë infektimin?

Këto janë pyetje pa përgjigje, por, për këto dhe shumë sëmundje të tjera, jeta duhet të vazhdojë ndërsa shkencëtarët kërkojnë përgjigjet.

Advertisement

Strategjia e dytë: lufta përmes kërkimit shkencor dhe inovacionit. Do të ketë rezultate të këqija – paaftësi  dhe madje edhe viktima – që mund të ishin parandaluar nëse do të kishim gjetur përgjigjet më shpejt.

COVID-19 nuk është virusi i parë dhe as i fundit që kërcënon shëndetin e njeriut. Kjo është arsyeja pse studiuesit  duan që burimet të bëjnë punën e tyre më shpejt dhe saktë. Është një garë midis kundërmasave që mund të zhvillojë shoqëria jonë dhe dëmit që mund të shkaktohet nga sëmundjet që kërcënojnë njerëzit.

Mos u mashtroni nga përparimet e shpejta të shkencës që janë bërë gjatë pandemisë COVID-19 si një argument për të ruajtur status quo-në. Ka pasur investime të mëdha në shkencë gjatë kësaj kohe që kanë qenë jashtë pritshmërive – shumë shkencëtarë përdorën çdo fond fleksibël që kishin për të kryer kërkime për COVID pa e ditur nëse do t’i kompensonin këto kosto; qeveria ndau fonde të veçanta, një herë për shkencëtarët dhe kompanitë e vaksinave; dhe financuesit privatë si FastGrants nxituan për të ofruar burime të shpejta dhe fleksibël.

Por këto masa urgjente nuk do të na mbështesin teksa ne ndërrojmë marshin nga një sprint në një maratonë. Ndërsa pandemia është drejt fundit,  askush nuk mund t’i mohojë kostot e mëdha sociale, ekonomike dhe emocionale të masave zbutëse gjatë 18 muajve të fundit dhe askush nuk dëshiron që këto masa të jenë më në fuqi.

Advertisement

Ndërsa vaksinimi përhapet gjerësisht dhe imuniteti i popullatës ngadalëson përhapjen e virusit, COVID-19 do të kthehet në kategorinë e sëmundjeve që vazhdojmë t’i luftojmë ndërsa vazhdojmë jetën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy