Në Nju Jorkun e Ukrainës, njerëzit duan kthimin e Bashkimit Sovjetik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në Nju Jorkun e Ukrainës, njerëzit duan kthimin e Bashkimit Sovjetik

Novgorodske ishte një qytet industrial në rajonin e Donbasit, në pjesën lindore të Ukrainës, që u varfërua pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Me luftën që zhvillohej afër qytetit, banorët e tij vendosën të ndryshojnë emrin në Nju Jork për të tërhequr ndihma dhe para nga Perëndimi. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Yan Boechat, investimet dhe turistët nuk erdhën kurrë, dhe tani ata pak njujorkezë të Ukrainës të mbetur e kujtojnë me mall të kaluarën e tyre sovjetike.

 

Bombat shpesh fluturojnë mbi këtë qytet të vogël me një emër të pazakontë në Ukrainën Lindore.

 

Advertisement

Nju Jorku gjendet në zemër të Donbasit dhe deri dy vjet më parë kishte një emër rus: Novgorodske.

 

Gjithçka ndryshoi në verën e vitit 2021, kur për të tërhequr ndihma dhe para nga Perëndimi, banorët vendosën t’i rikthejnë qytetit emrin origjinal Nju Jork, i cili ishte ndryshuar nga sovjetikët më 1951.

 

Advertisement

“Në atë kohë mendonim për investimet dhe turistët që do vinin… por asgjë nuk ka ndodhur, përveç luftës që filloi. Ata ndërtuan dhe rinovuan muzeun, por ai tani është i rrënuar. Emri Nju Jork nuk na ka dhënë absolutisht asgjë”, thotë Ianna Nikolaivna, banore e Nju Jorkut në Ukrainë.

 

Nikolaivna është një nga 2000 banorët që janë ende në Nju Jork. Gjatë periudhës sovjetike, Nju Jorku ishte një qytet tipik industrial. Por që nga rënia e regjimit sovjetik, gjërat u vështirësuan. Për shumë njerëz këtu, lufta është vetëm një tjetër tragjedi e përjetuar në dekadat e fundit.

“Shpresat tona se diçka do të ndryshonte për mirë vdiqën 30 vjet më parë. Rreth 30 vjet më parë, shpresa humbi. Të them të drejtën, ky emër nuk ka rëndësi për ne”, thotë Yuri, banor i Nju Jorkut të Ukrainës.

Advertisement

 

Yuri jeton në një kasolle me gruan e tij, Galinan dhe tre fëmijët e tyre. Ata u zhvendosën në këtë hapësirë të vogël pasi një bombë ra në oborrin e tyre dy muaj më parë dhe shkatërroi dyer, dritare dhe një pjesë të çatisë së shtëpisë së tyre. Ndryshe nga i shoqi, Galina shpresonte se ndryshimi i emrit do të ndryshonte fatin e tyre.

“Por në thelb, gjithçka ka të bëjë me luftën. Nuk mund të merresh me asgjë tjetër”, thotë Galina, banore e Nju Jorkut të Ukrainës.

 

Advertisement

Bombat, thotë ajo, tani janë pjesë e përditshmërisë së tyre. Nju Jorku i Ukrainës, gjithashtu, është një qytet që nuk fle kurrë.

 

“E vërteta është, se ne nuk kemi fjetur që një vit”, tha Galina.

 

Advertisement

Në anën tjetër të qytetit, shpërthimet e trembin zonjën Nikolaivna.

 

“E shihni, filloi. Dëgjoni shpërthimet”, tha zonja Nikolaivna.

 

Advertisement

Ajo tregon se përpiqet të rregullojë pagjumësinë me ilaçe.

 

“Por kur fillojnë bombardimet natën, qetësuesit nuk të ndihmojnë. Asgjë nuk mund t’ju ndihmojë”, tha zonja Nikolaivna.

 

Advertisement

Ajo ëndërron për ditët kur kufiri midis Rusisë dhe Ukrainës ishte vetëm një vijë administrative. Ashtu si shumë njujorkezë të Donjetskut, ajo dëshiron kthimin e kohës sovjetike. Emri i qytetit, thotë ajo, nuk ka pasur kurrë rëndësi./voa

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy