Në rrugë kundër rritjes së moshës së pensionit, priten 1 milionë protestues në Paris

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në rrugë kundër rritjes së moshës së pensionit, priten 1 milionë protestues në Paris

Protesta dhe greva e punonjësve të transportit e rafinerive të naftës, kanë paralizuar Francën.

 

Transporti hekurudhor është ndërprerë, rafineritë e naftës janë bllokuar dhe prodhimi i energjisë është reduktuar, këtë të martë.

 

Advertisement

Sindikatat organizuan ditën e gjashtë të grevave mbarëkombëtare, kundër planit për reformën e presidentit Emmanuel Macron, që do të rrisë moshën e pensionit.

 

Plani për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç është reforma e tij më e madhe e mandatit të dytë presidencial.

 

Advertisement

Pas thirrjeve të përsëritura që Qeveria të heqë dorë, sindikalistët kanë paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve. Më shumë se një milion njerëz pritet të dalin në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera, për të protestuar.

 

Kjo është hera e parë, që nga viti 2010, që të gjitha sindikatat bashkojnë forcat, kundër një reforme të planifikuar. Franca ka moshën më të ulët për pension shtetëror, në mesin e ekonomive më të mëdha europiane.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, qeveria ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme, për të garantuar të ardhmen e financimit të sistemit të pensionit, që pritet të kalojë në deficit në vitet e ardhshme, për shkak të plakjes së popullsisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy