Negociatat, reagon Zelensky: Nuk besoj te rezultatai, por le ta provojmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Negociatat, reagon Zelensky: Nuk besoj te rezultatai, por le ta provojmë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se nuk i beson rezultatit të negociatave me palën ruse.

Por kjo për të nuk do të thotë se do të ndalet përpjekja për ta zgjidhur këtë konflikt.

Ai është shprehur se do të përdorë çdo mundësi për të siguruar paqen, përpara bisedimeve të planifikuara midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas afër kufirit me Bjellorusinë.

“Unë nuk besoj vërtet në rezultatin e këtij takimi, por le të përpiqen që më vonë asnjë qytetar i Ukrainës të mos ketë dyshime se unë, si President, u përpoqa ta ndaloja luftën, kur kishte edhe një mundësi të vogël, por ende një shans”, tha Zelensky.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy