Nëna lind duke luftuar me COVID-19, vdes pa e takuar kurrë vajzën e sapolindur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nëna lind duke luftuar me COVID-19, vdes pa e takuar kurrë vajzën e sapolindur

Një nënë që lindi ndërsa po luftonte me koronavirusin vdiq në një ventilator duke mos qenë në gjendje të takonte kurrë vajzën e saj të sapolindur.

Aurora Chacon Esparza, 35 vjeç, iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente në C në një spital në Brooklyn sepse mjekët ishin të shqetësuar që fëmija i saj i palindur nuk po merrte oksigjen të mjaftueshëm. Lajmi u dha nga familjarët e saj.

Advertisement

Aurorës ju shfaqën simptomat e koronavirusit në fillim të qershorit, përfshirë problemet e shpeshta të kollitjes dhe frymëmarrjes. Gjendja e saj u përkeqësua çdo ditë e më shumë.

Bashkëshorti i saj tha se 35-vjeçarja ishte e shëndetshme dhe nuk kishte sëmundje të tjera. “Ne kurrë nuk mendonim se kjo do të ndodhte në familjen tonë. Unë mora një goditje shumë të fortë.”

Advertisement

Aurora la pas tre fëmijë, bashkë me të sapolindurën. Për të volgën, i ati tha se është e shëndetshme.

“Ajo është katër kile dhe zemra e saj po punon shkëlqyeshëm. Ajo mund të marrë frymë vetë. Ajo ha, ajo buzëqesh, qan.”

Nëna lind duke luftuar me COVID-19, vdes pa e takuar kurrë vajzën e sapolindur shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy