Nënat surrogate: Foshnja dhe embrione të ngrira të bllokuara nga lufta në Ukrainë, Shqipëria mund të jetë pjesë e ‘zgjidhjes’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nënat surrogate: Foshnja dhe embrione të ngrira të bllokuara nga lufta në Ukrainë, Shqipëria mund të jetë pjesë e ‘zgjidhjes’

Të lindur nga nëna surrogate, dhjetëra foshnja kanë mbetur të bllokuara në Ukrainë pasi sulmet e pamëshirshme nga forcat ruse përmbysën një ‘biznes’ të madh ku gratë që mbartin jetën për çiftet tani po përpiqen t’i shpëtojnë vdekjes.

Surrogatia është e ligjshme në Ukrainë; në fakt, vendi ka qenë prej vitesh një nga destinacionet më të përballueshme dhe pa probleme në botë për praktikën.

Vetëm çiftet heteroseksuale që nuk mund të lindin fëmijë për arsye mjekësore janë ligjërisht të pranueshëm, megjithatë korrupsioni ka bërë që edhe çiftet e të njëjtit seks të kenë një fëmijë në këtë formë.

Por pushtimi i Rusisë në fund të shkurtit e ka futur në panik industrinë ndërkufitare dhe ka ekspozuar interesat kontradiktore të nënave surrogate, çifteve dhe agjencitë që i lidhin ato.

Advertisement

“Ne nuk kemi parë asgjë më të keqe. Kjo është një krizë absolute,” thotë Sam Everingham nga agjencia “Familjet në rritje”, që mbështet prindërit që zgjedhin të kenë një fëmijë me nënë surrogate.

Shoqata e tij ka mbi 10 vjet që bashkëpunon me qeveritë dhe agjencitë gjatë krizave; nga një grusht shteti ushtarak në Tajlandë te tërmetet në Nepal dhe mbylljet e hapësirës ajrore gjatë pandemisë COVID-19.

Tani po ndihmon rreth 100 familje që kërkuan të lindnin një fëmijë përmes një nënë surrogate në Ukrainë dhe janë të dëshpëruar për t’i larguar në mënyrë të sigurt të porsalindurit dhe embrionet e tyre jashtë vendit.

“Secili prej këtyre rasteve është në agoni”, tha Everingham. “Ne mund t’i kalojmë njerëzit përtej kufijve, por ky është një nivel krejtësisht tjetër. Dërgimi i familjeve në një zonë lufte për t’u bashkuar me fëmijët, është thjesht shumë, shumë e vështirë”.

Advertisement

100 foshnja në një vendstrehim

Prindërit biologjikë të Aliut, njërit prej foshnjave, jetojnë në Toronto, Kanada, ku ata u përpoqën për më shumë se 10 vjet të kishin një fëmijë, por dështuan pavarësisht përpjekjeve të shumta për fekondim in vitro (IVF).

Tre vjet më parë, çifti i martuar vendosën të kishin një fëmijë me nënë surrogate në Ukrainë, ku për rreth 40,000 deri në 60,000 euro, gjysma e asaj që kushton në Shtetet e Bashkuara, çiftet mund të zgjedhin një nënë që dëshiron të mbajë embrionin e tyre në barkun e saj dhe të ketë fëmijën për ato.

Me transferimin e pestë të embrionit, çifti më në fund mund të festonin një shtatzëni surrogate. Një prerje cezariane ishte planifikuar për 20 shkurt, por Aliu erdhi herët, më 18 shkurt.

Advertisement

Ndërsa ai i kaloi ditët e para në kujdesin neonatal, prindërit e tij të rinj fluturuan nga Toronto, me një pushim në Stamboll.

Por më 24 shkurt, Rusia pushtoi Ukrainën. Linjat ajrore ndaluan të gjitha fluturimet për në vend dhe befas çifti nuk mund të arrinte më në Kiev.

Klinika që organizoi lindjen, BioTexCom, premtoi se do të kujdesej për Aliun duke e mbajtur në një bunker bashkë me foshnja të tjera.

“Fëmija ynë është në një bunker në Kiev dhe ne nuk kemi asnjë mënyrë për të arritur tek ai”, tha çifti.

Advertisement

Çifti i kërkuan BioTexCom që të sillte djalin e tyre në Lviv, një qytet në perëndim të Ukrainës në mënyrë që ata të mund ta merrnin atë atje.

“Por ata thanë se është shumë e rrezikshme të udhëtosh me rrugë atje dhe është shumë e rrezikshme të shkosh, trenat janë bllokuar të gjithë dhe nuk është e sigurt të udhëtosh”, tha çifti.

BioTexCom konfirmoi se rekomandon që prindërit të presin për një kohë më të sigurt për të marrë foshnjat e tyre, pasi sulmet ajrore, problemet me karburantit dhe mungesa e ushqimit e bëjnë shumë të rrezikshme të jesh në lëvizje me një të porsalindur në një vend të huaj, të shkatërruar nga lufta.

Nuk është hera e parë që BioTexCom duhet të kujdeset për të sapolindurit e bllokuar. Në maj të vitit 2020, në kulmin e pandemisë COVID-19, kur udhëtimet globale u ndaluan, klinika publikoi pamjet e radhëve të foshnjave në një hotel në Kiev për të tërhequr vëmendjen ndaj problemit.

Advertisement

Klinika tani po kujdeset për rreth 30 foshnja në strehën e saj të bombave dhe pret të ketë më shumë se 100 në duar deri në fund të muajit, tha Denis Herman, këshilltari ligjor i BioTexCom.

“Çdo ditë kemi një, dy apo tre foshnja të reja”, tha ai.

Nëntëmuajshe shtatzënë dhe duke ikur nga lufta

Oksana, një nënë surrogate ukrainase 32-vjeçare, është 39 javë shtatzënë me një vajzë që po mban në krahë për një çift nga Bullgaria.

Advertisement

Ajo po qëndronte me bashkëshortin dhe vajzën 9-vjeçare në një apartament në Kiev pranë klinikës së BioTexCom kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Familja kaloi dy ditë duke u endur në një nga stacionet e metrosë së qytetit përpara se të ikte në veri për në Chernihiv.

Kur edhe ai qytet u bombardua, ata ikën në vendlindjen e tyre, pranë qytetit verilindor të Sumy.

“Këtu është më qetë, nuk jemi prekur ende, falë Zotit”, tha Oksana.

Advertisement

“Gjëja më e rëndësishme për ne në këtë pikë është të kemi fëmijën dhe të mbijetojmë”, tha ajo, duke shtuar se familja nuk kishte plane të lëvizte përsëri, tani për tani.

Ashtu si shumica e burrave ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç, burrit të saj i ndalohet të largohet nga vendi pasi mund të thirret për të luftuar.

“Moralisht, jo e drejtë”

Everingham tha se disa çifte kishin ushtruar presion ndaj nënave surrogate që të iknin në pjesë më të sigurta të Ukrainës, apo edhe të largoheshin nga vendi për në Gjeorgji, ku surrogatia është gjithashtu e ligjshme.

Advertisement

“Kjo nuk është moralisht e drejtë”, tha ai. “Këto gra nuk janë skllave. Atyre duhet t’u jepet e drejta të marrin vendimet e tyre, ato nuk mund të detyrohen të lëvizin. Dhe prindërit dhe agjencitë duhet ta kuptojnë këtë”.

Disa klinika si BioTexCom thonë gjithashtu se është shumë e rrezikshme të sillnin nënat surrogate dhe të porsalindurit e tyre në kufirin me Poloninë. Ata paralajmërojnë se nëse përfundojnë në një vend ku lindjet surrogate janë të ndaluara, gjë që është rasti në pjesën më të madhe të Europës, nëna surrogate do të ishte e vetmja që njihet si prindi ligjor i foshnjës.

Oksana tha se ajo pranoi të ishte një nënë surrogate për të paguar një operacion të shtrenjtë për babain e saj. Tani me luftën, ky është gjithashtu një tjetër problem. Megjithatë, pavarësisht nga konteksti pikëllues, ajo tha se nuk ishte penduar që u bë nënë surrogate.

“Asnjëherë nuk jam penduar sepse çifti do të jetë i lumtur kur të ketë një fëmijë”, tha ajo.

Advertisement

Jashtë Ukrainës, ata që presin të mbajnë më në fund foshnjën e tyre janë të shqetësuar, duke parë me tmerr shkatërrimet e sulmeve të Rusisë në vend.

Bombardimi i një spitali fëmijësh dhe materniteti në qytetin jugor të Mariupol të mërkurën, me pamjet e grave shtatzëna të gjakosura që dilnin nga rrënojat, ishte si një goditje edhe për çiftet jashtë vendit.

“Sa herë që marrim një email, kam frikë se do të jetë ndonjë lajm i keq”, tha Farooq, babai i Aliut, duke shtuar se gruaja e tij kishte rënë në depresion.

Ai tha se i kishte bërë thirrje Kryqit të Kuq dhe OJQ-ve të tjera për të ndihmuar në sigurimin e kalimit të sigurt për djalin e tyre, ndërkohë që ambasada kanadeze po mundohet të rregullojë pasaportën për të.

Advertisement

Embrionet e ngrira në harresë

BioTexCom u dërgon prindërve biologjikë fotografi të foshnjave të tyre në përpjekje për t’i qetësuar ata.

Klinika po kërkon gjithashtu ndihmë për të transferuar mijëra embrionet e ngrira që u përkasin klientëve të saj në një vend të sigurt, ndoshta në një vend tjetër.

“Ka mbi 3000 çifte në mbarë botën që kanë vendosur embrione në Ukrainë, embrione që ata shpresonin se një ditë do të ishin fëmija i tyre”, tha Everingham.

Advertisement

Gjeorgjia pika e re e IVF?

Aq shpejt sa u shndërrua Kievi nga një destinacion kryesor në makthin më të keq të këtyre prindërve, i ka zënë të befasuar edhe njerëzit më me përvojë në këtë fushë.

“Për shumë muaj, agjencitë e Ukrainës thoshin se Rusia nuk do të pushtonte kurrë”, tha Everingham.

Si rezultat, “pothuajse asnjë agjenci nuk vendosi kurrë asnjë masë emergjence”, tha ai.

Advertisement

Lufta që po shpërthen në Ukrainë tani po rivizaton hartën e pikave të IVF të Europës.

“Ka shumë prindër që po kërkojnë të angazhohen në vende si Gjeorgjia, të cilët thonë: ‘a mund të na krijoni lidhje me agjenci në Gjeorgji”, shtoi Everingham.

Greqia, ku surrogatia është gjithashtu e ligjshme, po mendohet gjithashtu si një vend në Europë për çdo rast.

Por si Gjeorgjia, është e vogël dhe mund të luftojë për të përballuar kërkesën e madhe nga çiftet që largohen nga Ukraina, tha Everingham, duke parashikuar presion në rritje ndaj vendeve të “zonës gri” si Qiproja dhe Shqipëria, ku surrogatia nuk është e ligjshme por ndodh.

Advertisement

Klinikat e surrogatisë dhe qeveritë që mbyllin një sy ndaj ‘biznesit global’ kanë njëfarë mundësie për të bërë diçka në këtë krizë, tha Everingham.

“Një nga problemet që kemi parë gjatë dekadës së fundit që unë kam qenë i përfshirë në këtë fushë është se nëse një vend mbyllet, ofruesit thjesht lëvizin gurët”, tha ai.

Euronews- Përshtati gazeta “Si”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy