Nënë e dy fëmijëve/ 25-vjeçarja masakrohet nga bashkëshorti i saj për vdekje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nënë e dy fëmijëve/ 25-vjeçarja masakrohet nga bashkëshorti i saj për vdekje

Një ngjarje kriminale është shënuar brenda një familjeje në Rusi. Nëna e dy fëmijëve, Alexandra Mursalov është goditur për vdekje me thikë nga bashkëshorti, i cili më pas e hodhi trupin e saj nga 40 metra lartësi.

 

Pak para vrasjes, ajo kishte postuar në rrjetet sociale se ishte kërcënuar me thikë nga burri i saj, Rustam Mursalov.

 

Advertisement

Më 15 shtator ajo shkruante: “Ai trokiti në derë, më tha se do të vrasë mua dhe dy fëmijët…Mora fëmijët dhe ndryshova apartament, por ai vjen çdo natë,  zgjon fëmijët dhe i tremb”.

 

Autori i krimit e kishte pranuar vrasjen e nënës së dy fëmijëve të tij për arsye “xhelozie”.

 

Advertisement

Pas vdekjes së saj Mursalov ishte larguar, por më vonë ishte dorëzuar te policia dhe kishte pranuar vrasjen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy