“Nëse keni probleme, hidhini në det”/ Përgjimi shokues i trafikantëve të emigrantëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përgjimë shokuese ato që kanë dalë në dritë nga puna e autoriteteve italiane për trafikun e qenieve njerezore nga Sicilia drejt Tunizisë.

Policia italia kreu operacionin “deti i hapur” ku u prangosën 18 persona, 11 tunizian dhe 7 italiane.

Advertisement

Mirëpo hetimet dhe përgjimet që nga 21 shkurti 2019 që cuan në zhvillimin e këtij operacioni për shpërbërjen e një grupi kriminal janë vërtet të rënda.

Për të udhëtuar me gomone nga tunizia në brigjet italianë të Sicilisë, një person paguante nga 3 mijë deri në 5 mijë euro. Fitimi i grupit të trafikanteve që merrej me këtë veprimtari kriminale vetëm për një rrugë nga Tunizia drejt Italisë ishte nga 30 deri në 70 mijë euro. Në krye te grupit ishin një grua dhe një burrë tunizian të cilët qëndronin në mënytrë klandestine në Catania të Italisë.

Advertisement

“Nëse keni probleme, hidhini në det”, është një nga shprehjet që kreret e grupit kriminal, i thonin në telefonon trafikanteve që ishin në drejtimin e gomoneve me emigrante të paligjshëm.

Një pergjim që ka tronditur jo pak Tunizinë dhe Italinë pasi janë me mijëra viktimat nga vendet e Afrikës Veriore, në tentative për tu future në Europë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy