Nesër nis raundi i ri i negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës, bisedimet do të zgjasin 3 ditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nesër nis raundi i ri i negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës, bisedimet do të zgjasin 3 ditë

Të hënën pritet të zhvillohet në Turqi raundi tjetër i negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë.

Lajmin e ka bërë të ditur një nga negociatorët ukrainas, David Arakhamia i cili shkruan se bisedimet do të zhvillohen tre ditë, nga e hëna në të mërkurë.

Presidenti turk, Erdogan, kishte deklaruar se palët ishin marrë vesh për katër pika nga gjashtë që janë diskutuar deri më tani mes ukrainasve dhe rusëve.

Raundi i parë i bisedimeve  u zhvillua në Bjellorusi, e cila është aleate e Rusisë, por Turqia ka luajtur një rol në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy