Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shprehet i vendosur për të mos u ndikuar nga presioni në rritje për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Ai deklaroi se Izraeli nuk do të dorëzohet përpara presionit për të pranuar një shtet palestinez.
Deklarata e Netanyahut erdhi pas një artikulli të Ëashington Post, sipas të cilit aleati kryesor i vendit, Shtetet e Bashkuara, po avancojnë drejt një plani konkret për krijimin e një shteti palestinez.
“Izraeli kundërshton kategorikisht diktatet ndërkombëtare në lidhje me një zgjidhje përfundimtare me palestinezët ,” tha Netanyahu në një deklaratë pas një telefonate me presidentin amerikan, Joe Biden.
“Izraeli do të vazhdojë të kundërshtojë njohjen e njëanshme të një shteti palestinez,” shtoi ai.
Netanyahu tha gjithashtu se krijimi i një shteti palestinez do të përbënte një shpërblim të madh pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit të udhëhequr nga Hamasi, i cili shkaktoi luftën e fundit në Gaza.
Siç tha ai, një zgjidhje e tillë mund të arrihet vetëm përmes negociatave të drejtpërdrejta mes dy palëve, ndërkohë që rruga drejt negocimit mes dy vendeve nuk është gjetur ende, që nga viti 2014./vizionplus.tv/