Nevila Pjetri u qëllua në ballë dhe vesh/ Italiani i arrestuar mohon akuzat: Pistoleta iu vodh babait tim…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nevila Pjetri u qëllua në ballë dhe vesh/ Italiani i arrestuar mohon akuzat: Pistoleta iu vodh babait tim…

Autoritetet italiane kryen autopsinë e Nevila Pjetrit, shqiptares e cila u gjet e torturuar dhe e vrarë në Sarzana ( La Spezia) të Italisë ditën e shtunë në mëngjes.

 

35 vjeçarja shqiptare  e lindur në Elbasan,  është qëlluar dy herë në kokë pistoletë të kalibrit 22 në kokë.

 

Advertisement

Gjuajtja e parë është bërë  në ballë, tjetra pas veshit të majtë.

 

Nuk dihet ende nëse vrasja është bërë në vendin ku trupi u gjet, apo është kryer nmë vend tjetër dhe më pas është transportuar aty nga autori.

 

Advertisement

Pak metra më larg, policia gjeti një tjetër kufome, atë të një transegjinoreje, vrasje të cilat dyshohet të kenë lidhje me njëra tjetrën.

 

32-vjeçari Daniele Bedini është arrestuar si autor i dyshuar  I vrasjes së shqiptares , trupi i të cilës u gjet në shtratin e lumit Parmignola në Marinella di Sarzana.

 

Advertisement

Nuk përjashtohet mundësia që Bedini të jetë I përfshirë edhe në vrasjen e transgjinores, nëse kjo e fundit është personi që ka parë lëvizjet e fundit të mundshme të Nevilës para se të zhdukej.

 

 

I riu Italian me precedente penal, është marrë në pyetje nga policia. Por ai përmes avokatit të tij ka ,ohuar përfshirjen në vrasjen e Nevila Pjetrit duke thene se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet dhe se policia po e akuzon padrejtësisht.

Advertisement

 

Sipas avokatit i vetmi element që i çoi hetuesit që të ndalonin klientin e tij është denoncimi i vjedhjes së pistoletës në pronësi të babait të Daniele Bedinit.

 

“Babai i klientit tim kishte denoncuar vjedhjen e armës të cilën e kishte me leje, që nuk është gjetur ende dhe që për momentin ka përputhje vetëm me gëzhojat e gjetura pranë kufomave. Fakti që klienti im është edhe me precedentë penalë ka bërë që hetimet të kufizohen vetëm rreth tij.”- tha avokati I Daniele Bedini.

Advertisement

 

Nevila Pjetri, ishte martuar një vit më parë me shqiptarin Leonardo Marku dhe jetonin bashkë në një shtëpi private në Itali.

 

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy