
Australia ka autorizuar aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit për grupmoshën mbi 18-vjeç.
Pritet që doza e tretë të aplikohet nga muaji nëntor.
Ministri i Shëndetësisë Greg Hunt ka deklaruar se doza e tretë do të jetë në dispozicion për të gjithë qytetarët që kanë marrë dy dozat e vaksinës Pfizer-BioNTech, Oxford/AstraZeneca ose Moderna.
Ai gjithashtu paralajmëroi se fillimisht duhet të nisim me të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara si grupmosha më të rrezikuara.
Advertisement