Nga Spanja në Europën Lindore, vendet që po i bëjnë “ block” italianëve për pushime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga Spanja në Europën Lindore, vendet që po i bëjnë “ block” italianëve për pushime

Nga Spanja në Europën Lindore, vendet që po i bëjnë “ block” italianëve për pushimeItalianët që kanë në plan t`i kalojmë pushimet jashtë kufijve, do të duhet të kënaqen me një numër të vogël destinacionesh, sepse në disa vende europiane, ata konsiderohen praktikisht “ non grata”.

Kjo po ndodh edhe brenda vetë zonës Schengen ku thuajse të gjithë shprehen të gatshëm për hapjen e kufijve. Greqia, ndër destinacionet më të preferuara turistike, nxorri listën e 29 shteteve, turistët e të cilëve mund ta vizitojnë vendin që nga 15 qershori e jashtë të cilës ka lënë shtetet me nivel të lartë infeksioni, si SHBA-ja.

Italisë po ashtu i ishte bërë “block”, megjithatë në një njoftim të përditësuar mëngjesin e sotëm vërehet një zbutje persa i takon zonave te rrezikut.

Tani, kush shkon ne Greqi nga shkon atje nga Lombardia, Piemonte, Emilia Romagna dhe Veneto, duhet t`i nënshtrohet testeve. Italianëve sakaq ia mbyllin derën 22 shtete të tjera europiane, duke nisur nga Austria që nga 15 qershori lejon lëvizjen e lirë pa asnjë kontroll në kufi me Gjermaninë, Zvicrën e Liechtensteinin, por jo Italinë e konsideruar vatër të sëmundjes. As Zvicra nuk i do italianët rrotull, e Qipro po ashtu.

Advertisement

Vendet e tjera ku ata nuk lëvizin dot përfshijnë Danimarkën, Gjermaninë, Spanjën, Maltën, Finlandën, Rumaninë, Hngarinë, Cekinë, Bosnjën, Malin e Zi etj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy