minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Ngjarja horror! Banorët presin me thikë krokodilin, gjejnë brenda trupin e një gruaje (FOTO) - Struga.info


Ngjarja horror! Banorët presin me thikë krokodilin, gjejnë brenda trupin e një gruaje (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngjarja horror! Banorët presin me thikë krokodilin, gjejnë brenda trupin e një gruaje (FOTO)

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Indonezi. Një grua 45-vjeçare e quajtur Fatimah, është ngrënë nga një krokodil teksa ishte duke peshkuar në një lumë në Kalimatan e Veriut. Banorët e zonës kanë dëgjuar thirrjet e gruas për ndihmë, por e kishin të pamundur për ta shpëtuar. Megjithatë një ditë më vonë, banorët e kanë gjetur krokodilin dhe e kanë vrarë. Më pas me anë të një thike kanë hapur barkun e tij dhe kanë zbuluar pjesë nga trupi i 45-vjeçares.

“Ne fillimisht qëlluam krokodilin. Më pas me një thikë hapëm trupin e tij dhe zbuluam pjesë nga trupi i Fatimah. Ne kemi paralajmëruar banorët që të qëndrojnë larg ujit sepse në këtë zonë ka shumë krokodilë. Duhet shumë kujdes ”, u shpreh Amiruddin një banorë i zonës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy