Nis vala e dytë e COVID-19/ Kina në alarm, disa zona të Pekinit futen në karantinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis vala e dytë e COVID-19/ Kina në alarm, disa zona të Pekinit futen në karantinë

Pekini ka mbyllur një nga tregjet më të mëdha të shitjes me shumicë, ndërsa disa pjesë të qytetit janë vendosur në karantinë pas konfirmimit të shtatë rasteve me koronavirus.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit njoftoi se 6 raste të reja u konfirmuan në Pekin të premten, ndërsa një rast tjetër u konfirmuar të enjten. Këto janë rastet e para që transmetohen në mënyrë lokale në kryeqytetin kinez në më shumë se 50 ditë.

Distrikti Fengtai në Pekin është në karantinë ndërsa banorët e kanë të ndaluar që të dalin nga shtëpia në 11 shtete.

Marketi Xinfadi, i cili ka rreth 4,000 tenda dhe ndodhet në distriktin Fengtai do të dezinfektohet pasi disa nga punonjësit rezultuan pozitivë për Covid-19, ndërsa mostra të virusit u gjetën edhe në ambientet e tij.

Advertisement

Kujtojmë këtu se i vetmi vend që është përballur me një valë të dytë koronavirusi deri më tani është Irani, ndërsa thuhet se i njëjti fat pritet që t’i presë edhe disa shtete në SHBA.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy