Një “armë” tjetër kundër Covid, krijohet spraji që ul mundësinë e infektimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një “armë” tjetër kundër Covid, krijohet spraji që ul mundësinë e infektimit

Shkencëtarët britanikë bëjnë me dije se kanë krijuar një spraj hunde që ul në mënyrë të ndjeshme mundësinë e infektimit me koronavirusit.

Sipas krijuesve të këtij produkti, dy pompa në secilën anë të hundës mund të mbrojnë deri në 8 orë kundër koronavirusit.

Ata besojnë se spraji i quajtur Phoxëell mund të luajë një rol kyç në mbrojtjen e personave vulnerabël dhe do të inkurajojë njerëzit të kthehen në vendet e punës.

Sipërmarrësi dhe kirurgu, Rakesh Uppal, kreu i laboratorëve që ka zhvilluar këtë produkt ,shprehet se ky është një mjet i ri dhe shumë efektiv në luftën kundër pandemisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy