Një histori për t’u treguar: Si presidenti italian Matarella ia behu në derën e një vajze, në kërkim të një apartamenti me qira

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një histori për t’u treguar: Si presidenti italian Matarella ia behu në derën e një vajze, në kërkim të një apartamenti me qira

“President, nuk e di nëse mundem … A mund të bëjmë një foto”

Çdokush që do të gjendej të mërkurën në orën 4 pasdite në situatën e Alessandrës (emër i trilluar) por historia jo, nuk mund t’i shmangej tundimit për foto

Ishte një pasdite si gjithë të tjerat kur vajza po priste, (siç tregoi pronari i shtëpisë), një qiramarrës potencial që të vinte dhe të vizitonte apartamentin në të cilin ajo jetonte prej disa vitesh me të dashurin e saj.

Çifti do të lironte shtëpinë pak kohë më vonë kur në derë ia behu qiramarrësi i mundshëm, gati për të nënshkruar një marrëveshje qiraje.

Advertisement

Ai nuk ishte as me shumë e as më pak se Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella.

I shoqëruar nga vajza e tij, pasditen e të mërkurës 29 shtator, Sergio Mattarella u gjend në apartamentin që ndodhet në zonën verilindore të kryeqytetit dhe kufizohet me qendrën historike, jo shumë larg nga ndërtesa presidenciale.

Apartament i bukur por jo “prestigjioz”, i madh por jo shumë i madh, zonë qendrore por jo shumë qendrore.

Një apartament njëqind e njëzet metra katrorë, dhomë ndenje që rrihej nga drita, aneks kuzhine, dy banjo, tre dhoma

Advertisement

Me pak fjalë, duke pasur parasysh përfundimin e mandatit të tij shtatëvjeçar, kreu i shtetit bën atë që bën zakonisht kur përfundon periudha e qëndrimit në një shtëpi, edhe nëse shtëpia nga e cila do të largohet është Quirinale, ai kërkon një tjetër.

Jo atë në Palermo që e konsideron të vetmen shtëpi. Por, një ambient me qira në Romë

Apartamenti, i cili për Mattarellan ka përparësinë se është shumë afër vendbanimit të njërit prej fëmijëve të tij, duhet të jetë gati deri në dhjetor; ose të paktën kjo duket të jetë kërkesa e qiramarrësit shumë autoritar.

Larg imagjinatës së jetës së kreut të shtetit, ai kërkon apartament jashtë orarit zyrtar i mbrojtur nga çdo sy kureshtar.

Advertisement

Mattarella lëviz për të kërkuar apartament me qira  si çdo njeri tjetër, pa truproje ashtu siç kishte bërë kur mori dozën e parë të vaksinës

Ai zgjodhi një zonë të Romës, u lidh me një agjenci të pasurive të patundshme, kontaktoi ndërmjetësit, caktoi takime dhe, pas një sërë apartamentesh të vizituara, Presidenti italian e gjeti veten në dhomën e ndritshme të shtëpisë së zënë për disa kohë nga Alessandra dhe i dashuri i saj

Kërkesa e vajzës për ta fiksuar përgjithmonë në kujtesë – edhe në atë të telefonit celular mban diçiturën: një pasdite për të mos u harruar

Mattarella pozoi me vajzën. Ata të dy buzëqeshën nën maskë para aparatit celular…(SI)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy