Një i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmet ukrainase në Belgorod

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmet ukrainase në Belgorod

Një person u vra dhe tre u plagosën sot nga sulmet ajrore ukrainase që synonin rajonin rus Belgorod në kufi me Ukrainën, njoftoi guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov.

Kjo deklaratë u bë ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se kishte shkatërruar 14 dronë ukrainas gjatë natës në rajonet e Belgorod dhe Kursk, që kufizohet gjithashtu me Ukrainën.

Sulmet me dronë që synojnë territorin rus kanë qenë në rritje ditët e fundit në prag të zgjedhjeve presidenciale të Rusisë të 15-17 marsit, në të cilat presidenti Vladimir Putin pritet të fitojë një mandat të ri gjashtëvjeçar.

“Sipas informacioneve fillestare, një shofer mbeti i vrarë nga një goditje në automjetin e tij në rajonin e Belgorodit”, shkroi Gladkov në Telegram, duke shtuar se ambulancat shkuan në vendngjarje për të ndihmuar dy gra dhe një burrë të lënduar. Brenda qytetit të Belgorodit, sipas të njëjtit burim, dy banesa dhe një objekt mjekësor u dëmtuan nga sulmet.

Advertisement

Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se përpjekjet e regjimit të Kievit për të kryer sulme terroriste me dronë kundër vendndodhjeve në territorin rus u penguan mbrëmë.

Në total, 14 drone u kapën dhe u shkatërruan mbi rajonet Belgorod (11) dhe Kursk (3).

Dje, të mërkurën, dhjetëra dronë ukrainas shënjestruan rajonet ruse, duke sulmuar kryesisht infrastrukturën energjetike.

Që nga viti i kaluar, ushtria ukrainase ka shtuar sulmet me dronë kundër Rusisë, duke goditur gjithnjë e më shumë në territorin rus për t’iu përgjigjur sulmeve të Moskës në tokën e saj. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy