Një milion francezë të vaksinuar deri tani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një milion francezë të vaksinuar deri tani

Një milion francezë tashmë janë vaksinuar kundër COVID-19 gati një muaj pasi filloi fushata e vaksinimit në Francë. Këtë e njoftoi kryeministri francez Jean-Castex.

Castex falënderoi stafin mjekësor dhe të gjithë ata që “bashkuan forcat” për të filluar këtë fushatë. Qeveria kishte vendosur një objektiv për të vaksinuar një milion francezë deri në fund të janarit.

 

Më herët gjatë ditës, Ministri i Industrisë Anies Panier-Rinasser tha se qëllimi tjetër është vaksinimi i 15 milionë njerëzve deri në qershor. Ai madje shprehu bindjen se ky numër do të tejkalohet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy