“Një moment historik”/ Izraeli mirëpret delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Një moment historik”/ Izraeli mirëpret delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Delegacioni i Emirateve të Bashkuara Arabe mbërriti këtë të martë në Izrael, për të konkretizuar marrëveshjen e normalizimit të nënshkruar muajin e kaluar.

Sekretari Amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin dhe zyrtarë të tjerë amerikanë shoqëruan delegacionin në aeroplanin e Etihad Airëays nga Abu Dhabi në Aeroportin Ben Gurion pranë Tel Aviv. “Ne po bëjmë histori. Ne jemi duke nënshkruar katër marrëveshje që do të bëjnë një ndryshim të prekshëm për popujt tanë, tha kryeministri Netanyahu.

Nga ana tjetër, Ëasel Abu Youssef, një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare të Palestinës, e përshkroi vizitën në Emiratet e Bashkuara Arabe si “të turpshme”.

“Marrëveshjet bilaterale që u njoftuan sot dhe delegacionet që vijnë e shkojnë, e gjithë kjo i ofron okupimit një forcë për të përshkallëzuar agresionin e saj dhe krimet e tij kundër popullit palestinez”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy