Një tjetër kompani ndërpret provat klinike për vaksinën kundër COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një tjetër kompani ndërpret provat klinike për vaksinën kundër COVID-19

Kompania me bazë në Shtetet e Bashkuara, “Eli Lilly” njoftoi të martën se prova klinike e ilaçit të saj antiviral kundër koronavirusit ishte ndërprerë nga ekspertë të pavarur “si një masë shtesë kujdesi”, por nuk dha hollësi të tjera.

 

Ilaçi, të cilën “Eli Lilly” po prodhon me firmën bioteknike me bazë në Kanada “AbCellera”, është pjesë e një klase trajtimesh të njohura si antitrupa monoklonalë, që veprojnë si qeliza imune që shkencëtarët shpresojnë se mund të luftojnë virusin. Terapia me antitrupa është e ngjashme me atë që iu dha Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pasi ai doli pozitiv me COVID-19 në fillim të këtij muaji.

 

Advertisement

Studimi, i cili nisi në gusht, kishte për qëllim të regjistronte 10 mijë pacientë vullnetarë me koronavirus të shtruar në spitalet në Shtetet e Bashkuara.

 

“Eli Lilly ” kishte paraqitur kërkesë në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve që ilaçi i saj të autorizohej me urgjencë për t’u përdorur për raste të lehta dhe të moderuara të infeksioneve me COVID-19, bazuar në rezultatet paraprake të një prove tjetër klinike të kryer më parë.

 

Advertisement

Një ditë para ndërprerjes së provave nga “Eli Lilly”, një kompani tjetër farmaceutike amerikane, “Johnson & Johnson” ndërpreu provat klinike të fazës së tretë të vaksinës së saj eksperimentale, pasi një pjesëmarrës u diagnostikua me një sëmundje të pashpjegueshme.

 

“Johnson & Johnson” sapo kishte nisur një provë në shkallë të gjerë të vaksinës së saj me një dozë të vetme që përfshinte 60,000 vullnetarë në më shumë se 200 zona në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të botës, duke përfshirë Argjentinën, Brazilin, Kilin, Meksikën dhe Afrikën e Jugut./ VOA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy