
Austria ishte vendi i parë në Evropë i cili bëri të detyrueshme vaksinën kundër Covid-19, ndërsa kancelari austriak Karl Nehammer theksoi se pandemia nuk ka përfunduar ende, por situata epidemiologjike në të cilën ndodhet vendi lejoj që masat të hiqen gradualisht.
Nehammer deklaroi se lehtësimi i masave që nis më datë 5 mars lidhet me zgjatjen e orarit të restoranteve, bareve dhe rihapjen e klubeve të natës.
Personat të cilët frekuentojnë baret, restorantet duhet thjesht të paraqesin përgjigjen e tamponit negativ.
Në mjediset spitalore dhe shtëpitë e kujdesit lejohet hyrja vetëm për personat e vaksinuar, ndërsa sa i përket mbajtetjes së maskes, ajo është e detyrueshme në mjedise të vogla dhe të mbyllura.
Advertisement