Një tjetër vend kundër maskës/ Protesta të mëdha në Argjentinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një tjetër vend kundër maskës/ Protesta të mëdha në Argjentinë

Protestat kundër maskës dhe masave kufizuese në kuadër të pandemisë, janë shtrire edhe në Argjentinë.

Mijëra njerëz kanë bllokuar me makina rrugët e kryeqytetit, Buenos Aires duke kundërshtuar vendimin e qeverisë së Presidentit Alberto Fernandez, për të shtyrë të paktën deri në fund të gushtit, mbajtjen me detyrim të maskës dhe fashat orare të lëvizjes.

Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në qytete të tjera të mëdha në të gjithë vendin. Argjentinasit kritikojnë autoritetet për mënyrën se si e kanë menaxhuar pandeminë.

Që nga java e kaluar, institucionet shëndetësore në Argjentinë kanë raportuar rreth 5 mijë raste të reja infeksioni, cdo ditë.

Advertisement

Një tjetër vend kundër maskës/ Protesta të mëdha në Argjentinë shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy