Një vit nga sulmi në Kapitol/ Biden: U godit demokracia! Trump: Zgjedhjet e 2020, një gënjeshtër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një vit nga sulmi në Kapitol/ Biden: U godit demokracia! Trump: Zgjedhjet e 2020, një gënjeshtër

Si sot, me 6 janar të vitit 2021 një turmë e zemëruar njerëzish u fut me dhunë në Kapitol për të parandaluar certifikimin e rezultatit te zgjedhjeve presidenciale, ku fitues ishte Joe Biden.

 

Në pamjet e publikuara sfaqen skena të forta të dhunës, ndërsa pesë persona humbën jetën gjatë trazirave e qindra të tjerë mbetën të lënduar. Trazirave u parapriu një marshim i ashtuquajtur “Shpëto Amerikën” në afërsi të Shtëpisë së Bardhë në mbështetje të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili pretendonte që zgjedhjet ishin te vjedhura. “Do të luftojmë me gjithë forcën. Nëse nuk e bëni këtë, do ta humbisni vendin tuaj”, ishin këto fjalët e Trump-it para mbështetësve të tij.

 

Advertisement

Me rastin e përvjetorit të parë të sulmit, kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden hodhi akuza të forta ndaj paraardhësit e tij, duke thënë se ka vepruar për të plotësuar egon e tij.

 

“Ai ka dështuar si president. Ish-presidenti vlerëson më shumë pushtetin sesa parimet, sheh vetëm interesin e tij sepse për atë është më i rëndësishëm sesa interesi i vendit tonë. Egoja e tij është lënduar  edhe për këtë arsye ai nuk vlerëson demokracinë, Kushtetutën tonë. Unë, ju dhe e gjithë bota e pamë këtë me sytë tanë. Kjo është e vërteta. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpërndau një rrjet gënjeshtrash lidhur me zgjedhjet e vitit 2020.”

 

Advertisement

Për herë të parë në histori, sipas Biden, një president nuk pranoi humbjen.

 

“Për herë të parë në historinë tonë, një president jo vetëm që humbi zgjedhjet, por tentoi që të ndalonte transferimin paqësor të pushtetit, teksa turmat e dhunshme hyn në Kapitol. Demokracia u sulmua. Ne, populli triumfuam.”

 

Advertisement

I menjëhershëm ishte reagimi i Donald Trump që e cilësoi deklaraten e Biden një teatër politik.

 

“Biden po kërkon të shkatërrojë kombin tonë. Duke perdorur emrin tim, ai u përpoq të ndajë më shumë popullin amerikan. Ky fjalim ishte një “teatër politik” për të fshehur faktin që ai ka dështuar plotësisht. Ndërsa sa i përket pretendimeve për zgjedhjet e 2020, mediat thonë që janë një gënjeshtër, por gënjeshtra e madhe në fakt janë vetë zgjedhjet.”

 

Advertisement

Trump mohoi se ka nxitur dhunën në Kapitol në 6 janarin e vitit të kaluar.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy