
Norvegjia nuk mund të vazhdojë me evakuimin e qytetarëve të saj të mbetur në Kabul, është shprehur ministri i Jashtëm i vendit.
“Dyert e aeroportit janë tashmë të mbyllura dhe nuk është më e mundur që të fusim njerëz brenda”, ka thënë Ine Eriksen Soereide për televizonin “TV2”.
Shpërthimet që shkundën aeroportin e Kabulit ndodhën në të njëjtën ditë që disa shtete njoftuan për ndalimin e evakuimeve pas situatës së çorientuar të sigurisë.
Advertisement