Norvegjia jep donacion 100 respirator për spitalet e Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoria Norvegjeze e Shëndetësisë po dhuron 100 respiratorë për shëndetin publik.

Ministrat e Mbrojtjes dhe Shëndetësisë, Radmilla Sheqerinska dhe Venko Filipçe, në dorëzimin e sotëm të dhurimit falënderuan Atasheun e Mbrojtjes të Norvegjisë, Nënkolonel Egil Daltweit, për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe për organizimin e shpejtë dhe efikas të dhurimit.

Sheqerinska tha se e gjithë mbështetja e deritanishme nga Norvegjia – ndihma mjekësore, testet e shpejta dhe, sot, 100 frymëmarrëse, nuk do të harrohen dhe se kjo i detyrohet disa njerëzve jashtëzakonisht të përkushtuar që kanë forcuar miqësinë midis kombeve dhe shteteve.

Ministri Filipçe tha se këto aparate për frymëmarrje janë një kapacitet shëndetësor që do të ketë një aplikim më të gjerë dhe do të përdoren pas përfundimit të kësaj krize.

Advertisement

“Këta janë respirator të cilat edhe pas përfundimit të kësaj krize, mund të jenë një pjesë integrale e pajisjeve të njësive të kujdesit intensiv”, tha Filipçe.

Nënkoloneli Daltwhite tha se dhurimi i respiratorëve në vlerë prej 600.000 euro u organizua në vetëm disa ditë.

“Ekziston një bashkëpunim i shkëlqyeshëm midis Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Norvegjisë, i cili është intensifikuar edhe më shumë që nga anëtarësimi në NATO”, tha Daltweit./Telegrafi/

Norvegjia jep donacion 100 respirator për spitalet e Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy