Norvegjia planifikon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2% të PBB-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Norvegjia planifikon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2% të PBB-së

Norvegjia planifikon të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes në një nivel të barabartë me 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), tha sot kryeministri Jonas Gaar Stere.

“Situata e politikës së sigurisë është serioze. Ne duhet të jetojmë me një Rusi më të rrezikshme dhe të paparashikueshme, ndoshta për një kohë të gjatë”, tha Stere në një deklaratë.

Kryeministri u takua sot në parlament me krerët e partive opozitare për të diskutuar planin e ardhshëm afatgjatë për ushtrinë e vendit.

Norvegjia deri më tani ka synuar të përmbushë objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes prej 2% të PBB-së deri në vitin 2026. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy