“Nuk do lejojmë të pushtojnë Turqinë përmes terrorizmit”/ Erdogan: Rritet numri i viktimave dhe të plagosurve në Stamboll

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk do lejojmë të pushtojnë Turqinë përmes terrorizmit”/ Erdogan: Rritet numri i viktimave dhe të plagosurve në Stamboll

Është rritur numri i viktimave dhe të plagosurve nga shpërthimi në Turqi.

 

Presidenti Rexhep Tahip Erdogan në një deklaratë për media tha se 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 kanë mbetur të plagosur.

 

Advertisement

Duke folur përpara nisjes së tij në samitin e G-20 në Indonezi të dielën, Erdogan tha se shpërthimi ishte një sulm i pabesë dhe autorët e tij do të ndëshkoheshin.

 

Ndër të tjera, presidenti shtoi se nuk do lejojnë asnjë përpjekje për të pushtuar Turqinë përmes akteve terroriste.

 

Advertisement

Pas sulmit të pabesë, në vendngjarje shkuan forcat tona të sigurisë dhe të plagosurit tanë u dërguan në spitalet përreth. Përpjekjet për të pushtuar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre.

 

Janë 6 të vdekur, 4 prej të cilëve në vendin e ngjarjes dhe 2 në spital. Nëse të plagosur 53”, tha ndër të tjera Erdogan.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy