“Nuk do të sulmojmë një vend të NATO-s”, Putin pretendon se CIA hodhi në erë Nord Stream: Denazifikimi i Ukrainës qëllimi ynë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk do të sulmojmë një vend të NATO-s”, Putin pretendon se CIA hodhi në erë Nord Stream: Denazifikimi i Ukrainës qëllimi ynë

Vladimir Putin vuri në shënjestër Presidentin e SHBA Joe Biden, ish-presidentin Bill Clinton dhe CIA në intervistën e tij të shumëpritur me Tucker Carlson, ku ai foli për marrëdhëniet e tij personale me Donald Trump dhe George W. Bush.

Putin tha se ishte i gatshëm të negocionte mbi luftën në Ukrainë, bëri të qartë se ai nuk do të sulmonte një vend anëtar të NATO-s dhe vuri në dukje se Perëndimi ka më shumë frikë nga një Kinë e fortë sesa një Rusi e fortë.

Intervista dy-orëshe u publikua në faqen e internetit të Carlson, Tucker Carlson Network, pak para orës 18:00 të së enjtes (me orën lokale).

Duke folur përmes një përkthyesi, Putin filloi duke iu përgjigjur një pyetjeje për luftën në Ukrainë me: “A po bëjmë një talk shoë apo një intervistë serioze?”

Më pas, ai i dha Carlson-it një “sfond historik” për konfliktin në Ukrainë, përpara se të mbronte veprimet e ushtrisë së tij, ndërsa bëri gjithashtu një sërë pretendimesh serioze, të tilla si se Bill Clinton i ofroi Rusisë një vend në NATO, por u refuzua nga Rusia, se reporteri i Wall Street Journal Evan Gershkovich është një “spiun” dhe se CIA hodhi në erë gazsjellësin Nord Stream.

Putin promovoi aftësitë ushtarake të vendit të tij, duke thënë se forcat ruse “kanë krijuar sisteme hipersonike me rreze ndërkontinentale dhe ne vazhdojmë t’i zhvillojmë ato. Tani jemi përpara të gjithëve, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera në zhvillimin e sistemeve të goditjes hipersonike. Dhe ne i përmirësojmë ato çdo ditë”.

Advertisement

Humbja e Rusisë në luftën në Ukrainë është “e pamundur sipas definicionit”, ka thënë Vladimir Putin.

“Ka pasur zhurmë se Rusisë duhet t’i shkaktohet një disfatë strategjike në fushën e betejës,” tha presidenti rus.

“Për mendimin tim, kjo është e pamundur me definicion. Nuk do të ndodhë kurrë”.

Grushti i shtetit të vitit 2014 në Ukrainë u organizua nga CIA

Advertisement

Kur u pyet se cili ishte momenti vendimtar kur ai vendosi të nisë sulmin e tij, Putin u përgjigj “fillimisht, ishte grushti i shtetit në Ukrainë”, duke iu referuar rrëzimit të paraardhësit të Zelensky, Viktor Yanukovych në 2014.

“Dhe çfarë i shkaktoi ngjarjet aktuale? Së pari, udhëheqja aktuale e Ukrainës nuk do të zbatojë Marrëveshjet e Minskut”, vazhdoi Putin.

Marrëveshjet e Minskut ishin një seri traktatesh që kërkonin t’i jepnin fund luftës së Donbasit midis Ukrainës dhe grupeve separatiste ruse, të nënshkruara në vitin 2014, shkruan vizionplus.tv.

“Grushti i shtetit në Ukrainë u organizua qartë nga CIA,” tha presidenti rus.

Advertisement

“Udhëheqja e re në Ukrainë filloi sulmet në Donbas kundër popullatës civile me artileri dhe forca ajrore, ndërkohë që NATO premtonte t’i hapte dyert regjimit ukrainas. Ne nuk mund të qëndronim indiferentë, kjo mund të shkatërronte vetë Rusinë, ndërsa nuk ishte e mundur të linim vëllezërit tanë rusë në mëshirën e puçistëve në Donbas”, shtoi ai.

Putin vuri në dukje se presidenti i atëhershëm ukrainas Viktor Janukoviç kishte rënë dakord për zgjedhje të parakohshme, por puçistët kishin plane të tjera dhe mbështetjen e vendeve evropiane si Franca dhe Gjermania.

Ndërsa biseda u kthye në marrëdhëniet e Putinit me SHBA-në, ai mendoi se një ndryshim i presidentit do të ndryshonte rezultatin e luftës, por lavdëroi Trump.

“Ti më pyete nëse një lider tjetër vjen dhe ndryshon diçka? Nuk bëhet fjalë për liderin”, tha ai, duke theksuar marrëdhëniet e mira personale që kishte me Donald Trump.

Advertisement

“Nuk ka të bëjë fare me personalitetin e një personi të caktuar. Unë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Bushin, le të themi. E di që në Shtetet e Bashkuara, ai u portretizua si një lloj fshatari që nuk kupton shumë. Ju siguroj se nuk është kështu.”

Ai vazhdoi duke thënë se kishte një marrëdhënie të ngjashme të ngrohtë me ish-presidentin Donald Trump, duke thënë: “Nuk ka të bëjë me personalitetin e liderit. Ky është mentaliteti i elitave. Nëse ideja e dominimit me çdo kusht, e bazuar në veprime dinamike, dominon shoqërinë amerikane, asgjë nuk do të ndryshojë. Do të përkeqësohet vetëm”.

SHBA dhe BE shkatërrojnë bisedimet e Stambollit – Denazifikimi i Ukrainës qëllimi ynë

Putini ka pohuar në mënyrë dramatike se një marrëveshje paqeje ishte rënë dakord për luftën në Ukrainë, duke akuzuar “palën perëndimore” se dëshiron të vazhdojë luftën sa më gjatë të jetë e mundur.

Advertisement

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë,” tha ai.

“Është ana perëndimore dhe Ukraina është me sa duket një shtet satelit i SHBA-së. Është e qartë.”

 “Sapo filloi operacioni ushtarak në vitin 2022, Rusia ishte gati për negociata me qëllim zgjidhjen paqësore të krizës dhe kjo u dëshmua në bisedimet e Stambollit.

Më pas SHBA-ja dhe satelitët e saj në BE na thanë se nuk është e drejtë të zhvillohen bisedime me trupat ruse jashtë Kievit dhe ne i tërhoqëm, shkruan vizionplus.tv.

Advertisement

Por Perëndimi kishte marrë vendimet e tij”, theksoi presidenti rus i cili sqaroi se denazifikimi i Ukrainës mbetet qëllimi kryesor i operacionit special ushtarak.

Duke iu referuar çështjes së negociatave, Putin kujtoi se edhe presidenti ukrainas i ka ndaluar ato me ligj, ndërsa duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari amerikan, theksoi se duhet të fliste me presidentin amerikan para fillimit të luftës në Ukrainë.

“Ju po bëni një gabim të përmasave historike duke mbështetur të gjithë në Ukrainë. Nëse doni të dini se çfarë tha Biden për këtë dhe për armët bërthamore, pyesni atë”.

Perëndimi i frikësohet një Kine të fortë më shumë sesa një Rusie të fortë

Advertisement

“Perëndimi i frikësohet një Kine të fortë më shumë sesa një Rusisë së fortë sepse Rusia ka 150 milionë banorë dhe Kina ka një popullsi prej 1.5 miliardë banorësh. Dhe ekonomia e saj po rritet me hapa të mëdhenj, ose 5% në vit”, theksoi Putin.

Sabotimi i tubacioneve Nord Stream u krye nga CIA

Kur u pyet nëse ai e di se kush hodhi në erë tubacionet Nord Stream, udhëheqësi rus u përgjigj duke qeshur: “Sigurisht”.

Putinin vazhdoi: “Ju personalisht mund të keni një alibi, por CIA nuk e ka.”

Advertisement

“E dini, nuk do të hyj në detaje, por njerëzit gjithmonë thonë në raste të tilla, kërkoni dikë që është i interesuar”, vazhdoi presidenti rus.

“Por në këtë rast nuk duhet të kërkojmë vetëm dikë që është i interesuar, por edhe dikë që ka potencial, sepse mund të ketë shumë palë të interesuara, por jo të gjithë në fund të Detit Baltik janë në gjendje të bëjnë një gjë të tillë.

Nuk do të sulmojmë asnjë vend të NATO-s

Duke dërguar mesazh kundër rusofobisë Putini e bëri të qartë se Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend të NATO-s dhe përmendi Poloninë dhe Letoninë.

Advertisement

Presidenti rus përjashtoi mundësinë që forcat e armatosura të vendit të tij të pushtojnë Poloninë ose Letoninë, vende ku Rusia “nuk ka interesa”, gjatë një interviste me spikerin amerikan Tucker Carlson të dhënë këtë javë dhe të transmetuar dje pasdite të enjten në SHBA.

“Ne nuk kemi interesa në Poloni, Letoni apo gjetkë. Pse do ta bënim këtë? Ne thjesht nuk kemi asnjë interes. Nuk ka dyshim”, u përgjigj presidenti rus kur u pyet nëse “mund të imagjinoni një skenar në të cilin do të dërgoni trupa ruse në Poloni”./vizionplus.tv 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy