
Në Ukrainë, reaktorët në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia janë të sigurt paçka se janë nën sulm nga forcat ruse.
Kështu ka bërë me dije kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Lajmi vjen pas ngjarjes së zjarrit të vënë në objekt çka ngjalli frikën e një aksidenti të mundshëm.
Por IAEA ka siguruar se nuk është lëshuar asnjë material radioaktiv.
Advertisement
“Jemi me fat që nuk ka pasur një lëshim të elementit radioaktiv dhe integriteti i reaktorëve nuk është cenuar”, ka thënë Rafael Mariano Grossi në një konferencë shtypi.
Megjithatë, operatori dhe rregullatori i uzinës i ka treguar agjencisë se situata në terren është “jashtëzakonisht e tensionuar dhe sfiduese”.