Nuk ka luftë në hapësirë/ Astronautët rusë të veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre kozmonautët rusë mbërritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të veshur me të verdhë dhe blu , që simbolizojnë ngyrat e flamurit ukrainas.

 

Ata arritën në stacionin hapësinor pa probleme, duke u bashkuar me dy rusë, katër amerikanë dhe një gjerman në postin orbital.

 

Advertisement

Ata u pritën ngrohtësisht në bord, duke u përqafuar dhe përshëndetur ekuipazhin.

 

 

Kur u pyetën përn gjyrën e uniformave, ata thanë:

Advertisement

 

“Ishte radha jonë për të zgjedhur një ngjyrë. Por, në fakt, kishim grumbulluar shumë material të verdhë, kështu që na duhej ta përdornim. Pra, kjo është arsyeja pse ne duhej të vishnim të verdhë”

 

Uniforma ruse standarde është blu e thjeshtë .

Advertisement

 

Ky operacion hapësinor  udhëhiqet nga partneriteti mes  SHBA-së dhe Rusisë që ka vazhduar për dy dekada megjithë ka patur  tensione të vazhdueshme midis dy fuqive botërore.

 

Disa ditë më parë, Presidenti rus Vladimir Putin i cilësoi si tradhtarë kombëtarë rusët që kundërshtojnë operacionin ushtarak në ukrainë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy