“Nuk mban mend vdekjen e të birit”, Biden i përgjigjet akuzave: Nuk kam probleme me memorien

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk mban mend vdekjen e të birit”, Biden i përgjigjet akuzave: Nuk kam probleme me memorien

Presidenti i SHBA, Joe Biden iu është përgjigjur aludimeve lidhur me memorien e tij, referuar edhe hetimeve që zbuluan se ai keqpërdori dosjet sekrete.

“Kujtesa ime është e mirë,” këmbënguli ai në një konferencë të papritur të lajmeve.

Ndërkohë, ai u përgjigj ashpër ndaj pretendimeve se kujtesa e tij e ka “tradhëtuar” deri në pikën që nuk mban mend ditën kur i biri ndërrroi jetë.

“Si dreqin guxojnë të aludojnë për këtë”, tha ai.

Advertisement

Hetimi zbuloi se Biden “mbajti dhe zbuloi me dashje” dosje të klasifikuara.

Bëhet fjalë për dokumente të klasifikuara në lidhje me politikën ushtarake dhe të jashtme në Afganistan kur ai shërbeu si zëvendëspresident.

Raporti i ashpër prej 345 faqesh, i publikuar më herët gjatë ditës, nënvizonte se memoria e Biden kishte “kufizime të rëndësishme”.

Ndonëse Biden u përpoq të kundërshtonte pyetjet e gazetarëve për moshën dhe mprehtësinë e tij mendore, ai pa dashje iu referua udhëheqësit egjiptian Abdul Fattah al-Sisi si “presidenti i Meksikës”./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy