Nuk ndalen protestat në Izrael, kërkohet marrëveshje për pengjet dhe mbajtja e zgjedhjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk ndalen protestat në Izrael, kërkohet marrëveshje për pengjet dhe mbajtja e zgjedhjeve

Mijëra protestues marshuan në Izrael të mbremjen e te shtunes. Ata kerkuan marrëveshje për lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në Tel Aviv, protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “ai që i braktisi duhet t’i kthejë ata”, duke iu referuar kryeministrit Benjamin Netanyahu, të cilin shumë izraelitë e fajësojnë për sulmin e 7 tetorit nga Hamasi ku mbetën të vrarë rreth 1200 civilë.

Demonstuesit protestuan edhe në Haifa, Beer Sheva si dhe jashtë rezidencës së Netanyahut në Cezare. Sipas familjareve te pengjeve kryeministri izraelit nuk është munduar për të arritur një marrveshje për lirimin e civileve te mbajtur nga Hamasi.

Në nëntor , gjatë një armëpushimi të shkurtëer 105 pengje izraelite u liruan në këmbim 240 palestinezeve.
Ndërkohë situata në Gaza mbetet katastrofike. Nga sulmet e fundit izraelite në Rafah te pakten 18 persona humben jeten mes tyre 14 femije./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy