NYT: SHBA dhe aleatët po punojnë për sanksione kundër Rusisë, nëse pushton Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NYT: SHBA dhe aleatët po punojnë për sanksione kundër Rusisë, nëse pushton Ukrainën

Administrata Biden dhe aleatët e saj po punojnë për të krijuar një sërë sanksionesh të ashpra financiare, teknologjike dhe ushtarake kundër Rusisë.

Masat ndëshkuese që do të hynin në fuqi menjëherë pas një pushtimi të mundshëm të Ukrainës.

Kështu raporton New York Times, në prag të fillimit të bisedimeve në Gjenevë mes Moskës dhe Uashingtonit. Qëllimi është të bëhet e qartë në sytë e presidentit rus Vladimir Putin se cila do të jetë kostoja për të paguar një aksion të fuqishëm kundër Kievit.

Në veçanti, NYT raporton se sanksionet në studim nga Uashingtoni dhe aleatët e tij do të synojnë të heqin institucionet kryesore financiare ruse nga të gjitha transaksionet globale dhe të vendosin një embargo ndaj teknologjisë ‘made in USA’ që synon sektorët e mbrojtjes, hapësirën ajrore dhe industrinë e konsumit, për të armatosur grupet kryengritëse ukrainase që duan të fillojnë një aksion gueril kundër pushtimit ushtarak të Moskës.

Advertisement

Ndër veprimet në frontin financiar mund të jetë përjashtimi i Rusisë nga sistemi Swift i cili rregullon transaksionet financiare midis më shumë se 1100 bankave në 200 vende, siç ndodhi me Iranin. Por ende nuk ishte marrë asnjë vendim. “Ky është një plan me ndikim të lartë – shpjegon një burim nga administrata Biden për New York Times – ajo përgjigje e shpejtë që nuk ndodhi në vitin 2014”, viti i pushtimit rus të gadishullit të Krimesë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy