OBSH: Covid-19 mund të shkaktojë 700.000 vdekje të tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBSH: Covid-19 mund të shkaktojë 700.000 vdekje të tjera

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se deri në Mars ka gjasa që të vdesin 700.000 njerëz nga Covid-19 në Europë dhe pjesë të Azisë.

Shifrat e vdekjeve deri më tani kanë tejkaluar 1.5 milionë në 53 shtetet, të cilat OBSH i përkufizon si rajoni evropian. Në njësitë e reanimacionit është paralajmëruar “stres i lartë ose ekstrem” në të paktën 9 vende gjatë Marsit të vitit 2022.

Aktualisht Europa po përjeton rritje të rasteve duke bërë që Austria të rikthejë karantinën si dhe vendet e tjera të ndërmarrin masa të reja. Disa prej shteteve, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Greqinë mundet që t’i bëjnë të detyrueshme dozat e treta të vaksinës për ta konsideruar procesin të plotësuar.

Por, në vende të tjera situata është paraqitur ndryshe pasi ka patur protesta të forta kundrejt masave. Holanda kaloi disa netë me kryengritje të ashpra ndaj një karantine të pjesshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy