OBSH hyn në tregun e Wuhan/ Shkencëtarët mbledhin prova për COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBSH hyn në tregun e Wuhan/ Shkencëtarët mbledhin prova për COVID-19

Shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë vizituan tregun në Wuhan, ku u raportuan rastet e para me COVID-19 një vit më parë. Tregu i kafshëve në qytetin kinez është mbyllur që prej janarit të vitit të kaluar pasi autoritetet vendase ngritën dyshime se kafshët mund të ishin burimi i shpërthimit të pandemisë.

 

Hetim ka për qëllim që të zbulojë origjinën e koronavirusit. Ekipi një ditë më parë  vizitoi një spital në qytetin qendror të Wuhanit ku u trajtuan pacientët e parë me Covid. Mjekët kishin mbledhur mostra nga pacientët që vuanin nga një pneumoni e paidentifikuar në fund të vitit 2019.

 

Advertisement

Ndërsa numri i të infektuarve ditorë vijon të mbetet i lartë shumë vende kanë ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Në një urdhër i lëshuar nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thuhet se  mbajtja e maskës mbrojtëse  do të behet e detyruar  në transportin publik. Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Portugalia dhe Republika Çeke janë në mesin e shteteve që kanë ashpërsuar masat kufizuese.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy